Zhvillimet në rajon, Berisha
takon Jahjagën në Durrës

DURRES-Zhvillimet në rajon kanë qënë tema kryesore e takimit mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Durrësit. Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e kontributin e Jahjagës në konsolidimin e Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Nga ana e saj, Presidentja Jahjaga i shprehu Kryeministrit Berisha ngushёllimet mё tё thella pёr humbjen e jetёve nё aksidentin tragjik nё Himarё, njё ngjarje qё tronditi thellё tё gjithё qytetarёt e Kosovёs.

Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të dy vendeve. Në bisedime u trajtuan dhe zhvillimet nё rajon. Berisha dhe Jahjaga vlerёsuan se progresi i gjithanshëm i Kosovës ka bёrё qё ajo të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi nё rajon.
(jd/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave