Zhvillimi i turizmit në Himarë,10
milion euro për infrastrukturën

Zhvillimi i turizmit në Himarë,10<br />milion euro për infrastrukturën
Himara është një ndër bashkitë që është vënë në vëmendje nga qeveria, ku sipas kryetarit të kësaj bashkie, Jorgo Goro Himara do të përfshihet nga një sërë investimesh.
 
Sipas Kreut të bashkisë investimet janë ato çka do të bëjnë të mundur që turistët të vizitojnë Himarën jo vetëm në stinën e verës por në çdo muaj.
 
10 milion euro janë investimet që do të krijohen për bashkinë e madhe të Himarës duke listuar unazën e qytetit të Himarës, rruga Kuç-Kudhës, shtëtiroja e Himarës, sheshi i Pilurit, ndërhyrja në urën e fshatit Gjilek, imnvestime përmes të cilave pritet t’i japin fytyrë tjetër bashkisë së madhe të Himarës.
 
Sipas Goros vëmendja është përqëndruar pikërisht në këto investime me qëllim zhvillimin e turzimit në 12 muaj të viti. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve