Donetsku, bastioni i separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, në mbrëmjen e ditës së djeshme ishte nën sulemt e para ajrore që nuk kanë shkaktuar viktima, njoftoi bashkia.
"Distrikti Kalininski ishte gjatë mbrëmjes nën sulme ajrore që shkaktuan një gropë me diametër prej katër metrash dhe një thellësi prej 1,5 metra. Nuk ka viktima në radhët e civilëve", sipas bashkisë.
Bëhet fjalë për sulmin e parë ajror kudrejt këtij kryeqyteti rajonal që numëron një million banorë para fillimit të luftimeve në mes të prillit.
"Luftime të reja mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë janë duke u zhvilluar në të hyrë të Donetskut, që ndodhet nën një rrethim, ku Kivei i ka kërkuar civilëve të largohen", njoftojnë gazetarët në terren.
Luftimet po intensifikohen prej shumë ditësh rreth Donetskut, qyteti më i madh i fushës qymyrgurore të Donbasit , dhe rrisin frikën e një sulmi që mund të sjllë luftime shumë të përgjakshme./ATSH/
/Shqiptarja.com