Euro ka vijuar të nënçmohet më tej në tregun vendas duke shënuar rishtas rekord të ulët të këmbimit përkundrejt lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej dje me 131.83 lekë, rreth 0.07 lekë më pak se fundi javës së kaluar. Euro po luhatet në nivelet më të ulëta të nëntë viteve të fundit.
/Shqiptarja.com
Historikisht, në 3 muajt e parë të vitit monedha e përbashkët kapte nivelet më të larta të këmbimit me lekun në tregun vendas, kryesisht për shkak të transferimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj në vendet mëmë. Ndryshe nga herët e kaluara, fitimet kanë qenë më të ulëta, ndërsa oferta në valutë në treg ka qenë tepër e lartë, aq sa ndikimi ka qenë i papërfillshëm.
Një dollar është këmbyer dje me 107.02 lekë, rreth 0.16 lekë më pak se të premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari po luhatet në nivelet më të ulëta që nga 2008-a duke reflektuar edhe nivelin e dobët të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare.
d.c./shqiptarja.com










