Zidan për Iniestën: Është e vështirë ta shikosh të largohet, meritonte 'Topin e Artë'

Zidan për Iniestën: Është e vështirë ta shikosh të largohet, meritonte 'Topin e Artë'

 Andres Iniesta ashtu siç ishte lajmëruar më parë u paraqit sot në konferencë për shtyp dhe lajmëroi se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona pas 17 vitesh.

Mesfushori nuk do t’i varë këpucët në gozhdë, pasi deklaroi se ‘do të shkoj në një skuadër që nuk mund të ndeshet me Barcelonën’. Me shumë mundësi Kina.

Por deri në momentin që kjo të ndodhi sot marrin vëmendje edhe fjalët që njerëz të rëndësishëm të futbollit kanë thënë për largimin e 33-vjeçarit nga Barcelona. Një prej tyre është Zinedin Zidan, trajner i Real Madrid.

“Është e vështirë të shikosh të largohet një lojtar si ai, nëse të pëlqen futbolli. Nuk mendoj për atë si një lojtar i Barcelona-s. E shikoj si një futbollist. Jam takuar dy ose tri herë me të, është një njeri i rezervuar dhe unë i adhurojë lojtarët që mund të bëjnë gjithçka brenda fushës, por janë shumë të qetë jashtë saj”.

“Kam vetëm fjalë të mira për të. E adhuroj lojën e tij dhe i uroj më të mirat për të ardhmen. Po flasim për dikë që na ka bërë të gjithëve të ëndërrojmë dhe që meritonte Topin e Artë, veçanërisht në vitin kur fitoi Kupën e Botës. Ishte e qartë se ai e meritonte”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik