Zilja që shqetëson familjen Zdrava/ Prindërit: Nuk përgjigjen kur hapim telefonin, dyshojmë së është djali që na ka humbur

Afro tri javët e fundit, telefoni në familjen Zdrava nuk pushon së rëni cdo ditë, nga numra të panjohur me prefikse jashtë vendit. Zilet e fundit kanë trazuar ndjenjat tek familjarët, duke ndezur shpresën se dikush kërkon t’u komunikojë dicka. Në një lidhje direkte nga Elbasani babai i të riut, Dalip Zdrava flet për telefonatat që vijnë nga 4 numra të ndryshëm, por pa mundur të ketë një sinjal zanor prej tyre. 

Kohët e fundit kemi marrë disa telefonata. Na bezdisin 4 numra të huaj këto 20 ditët e fundit. Ne nuk kemi folur me këta persona, dikush e ngre telefonin por nuk flet njeri. Kjo gjë ka ndodhur cdo natë, kanë telefonuar, por nuk përgjigjet askush. Dy numra kanë prefiks nga Gjermania, një nga Rumania dhe një nga Franca. Madje një prej numrave i përket një kompanie ndërtimi në shtetin gjerman.

Kanë kaluar afro 12 vite që kur djali nga Elbasani u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Në emisionin ’Pa Gjurmë’ kanë mbërritur mjaft informacione të cilat shpesh kanë ndezur një dritë në fund të tunelit. Dyshimet se hyri në Shqipëri në vitin 2010 ngjallën shpresat tek familjarët. Ata mësuan këtë të dhënë, familjarët nisën verifikimet, ku nga sistemi TIMS u zbulua se Igli, kishte hyrë në Shqipëri, duke udhëtuar në të njëjtën makinë, së bashku me 4 persona të tjerë, nga Bradasheshi i Elbasanit. Kjo ka ndodhur dy vite, pasi ai kishte humbur çdo kontakt nga Athina. Familja ka bërë verifikimet në disa burgje me emrin e tij, por nuk ekziston në asnjë prej tyre. Igli Zdrava ishte 24 vjeç asokohe, kur ditën e zhdukjes, pasi kishte lënë punën i kishte thënë motrës se do të kalonte nga shtëpia e saj, atë pasdite. Ajo e priti, por i vëllai nuk shkoi, ndërsa telefoni i tij rezultoi i fikur. E merakosur dhe e shqetësuar, Anila niset në drejtim të banesës së Iglinit, me shpresën se do ta gjente aty. Ai ishte zhdukur dhe derën e kishte të kyçur. I pa pajisur me dokumente te rregullta, ai jetonte në një banesë me qira, i vetëm, pak metra larg shtëpisë të së motrës.

Iglin Zdrava

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen