Zinxhiri që s’duhet këputur kurrë

Zinxhiri që s’duhet këputur kurrë

I pari që ndërpreu pagesën e faturave ishte një biznesmen i dyqaneve ushqimore. Kur mbarë shqiptarët dhe gjithë bota po blen dhe konsumon vetëm ushqime, letër higjenike, sapun apo higjenizues të tjerë të shtëpisë, ai tha: “Nuk kam për të paguar shërbimin tuaj!”

Në këtë luftë të paparë të gjithë globit me virusin Covid-19, është një zinxhir i rrezikshëm që nuk duhet të lejojmë të këputet kurrë: Ai i solidaritetit njerëzor dhe i matematikës ekonomike që na lidh të gjithëve globalisht. Rrjeta gjigande, e padukshme që na mban, nga një e çarë e vogël nga dikush që mendon se shpëtoi nëse grumbulloi paratë e tij në një bankë apo nën jastëk, mund shkatërrohet kollaj duke na hedhur të gjithë bashkë në hon. Në Itali, por dhe në gjithë botën mbarë, sipërmarrës të ndryshëm, sipas mundësive objektive që kanë, po investojnë dhe po ndihmojnë që të gjithë të mbahen fort me njëri-tjetrin: është filozofia e këtyre ditëve që duhet të përqafohet edhe nga njerëzit tanë.

Në këtë rrjetë gjigande ku njerëzimi, më shumë se kurrë, e ndjen se është i lidhur bashkë, secili duhet të bëjë mirë, duke dhënë maksimumin në frontin që ka: Kush është në shtëpi, ta bëjë atë të ndriçojë e të hijeshojë si kurrë më parë; kush është në punë të mendojë se nga duart dhe mendja e tij injektohet në shoqëri një “karburant” i rrallë; mjekët në spitale e dinë më mirë se të gjithë se pasioni, përkushtimi dhe saktësia e tyre sot është gjak i mirë dhe shëndet; politikanët, policët duhet të jenë dora pozitive e shtetit mbi këdo pa dallim politik; artistët po impenjohen të zgjojnë shpirtin krijues në të moshuar, të vegjël, e rini. Dhe mbi të gjitha familja, është aty motorri i mrekullive, nëse dikush e kishte harruar nëpër vite dhe nuk i kishte kushtuar dashuri e energji.

Izolimi fizik duhet të na shërbejë të shohim më qartë dhe të kuptojmë se vetëm puna jonë e sinqertë dhe me pasion, mund të sjellë të mira për veten dhe shoqërinë.

Nuk është koha të fshihemi a të fshehim.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot