Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se mjeti i djegur në pjesën e përparme është në pronësi të 24-vjeçarit Marjo Ferraj.

Njoftimi i policisë:
Më datë 21.12.2017, rreth orës 01:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Partizani'', është djegur pjesërisht një mjet. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme (tek goma) mjetin tip ''Benz'', në pronësi të shtetasit M.F., 24 vjeç.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrvënies së mjetit të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

d.c./shqiptarja.com