Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të pyllëzuar ne fshatin Tale 1 të Lezhës, ndërsa në rrezik janë venë edhe banesat.
 
Zjarri është pikasur rreth orës 18:00 nga banorë të zonës të cilet kanë njoftuar menjëherë zjarfikësit.
 
Këta të fundit kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve, por era e fortë ka vështiresuar punën e tyre.
 
Janë  dashur rreth tre orë operacion nga tre zjarrfikëse për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit, ndërsa vemendja më e madhe ka qenë përqëndëruar në mbrotjen e banesave pasi flaket ka qenë shumë prane tyre.
 
Në vendin e ngjarjes ka qenë vetë kreu i Shtabit të Emergjencave Civile, Prefekti Altin Jaku, i cili ka monitoruar situatën deri në shuarjen e plotë të zjarrit.
 
Nga hetimet e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e banorëve të zonës të cilët kanë qenë duke djegur disa ferra aty pranë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)