Një zjarr i fuqishëm shpërtheu gjatë natës në malin e Shëngjinit në Lezhë, duke vënë në rrezik dhjetëra banesa dhe depozitat e karburanteve pranë portit. Flaket u riaktivizuan nga një zjarr që kishte rënë në zonë prej gati dy ditësh dhe që ende nuk ishte shuar plotësisht.
Situata u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e erës së fortë, duke bere që flaket t’u afrohen edhe banesave. Kjo detyroi autoritetet që të evakuojnë banoret shumica prej të cilëve e kanë kaluar natën jashtë nga frika e zjarrit.
Për t’i bërë ballë situatës pranë banesave u vendosen zjarrfikës të shumtë të ardhur edhe nga Shkodra e Laçi. Shefi i zjarrfikësve Agustin Pepkolaj thotë se zjarri është riaktivizuar disa here i ndihmuar edhe nga era dhe se po veprohet për të siguruar jetën dhe pronën e banorëve.
"Era që fryn është në disfavorin tonë. Kemi vënë në gatishmëri të gjithë shërbimet e emergjencës së bashkisë është mbledhur shtabi i shtabi i emergjencës së bashkisë dhe kemi marrë masat konkrete për të përballuar situatën. Besoj dhe shpresoj që situatën do ta vëmë nën kontroll.
Jemi lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë dhe po nisin forca të tjera në ndihmën tonë. Siç shikohen pyjet po digjen por ne jemi në shërbim për të mbrojtur ndërtesat dhe jetën e njerëzve. Deri tani nuk kemi asnjë viktimë", ka thënë ai.
Mëngjesin e së enjtes në zone ka mbërritur dhe një helikopter dhe forcat e ushtrisë të cilët po punojnë prej disa orësh për shuarjen e flakëve. Sipas raportimeve rreziku është shmangur, ndërsa situata po mbahet nën kontroll.
Zjarri i përmasave të frikshme që përshiu Shëngjinit gjatë natës ka shkaktuar frike dhe panik tek pushuesit, duke bërë që shumë prej tyre ta braktisin këtë zone.

Tymi nga zjarri në malin e Shëngjinit detyron pushuesit e Ranës së Hedhun të largohen nga bregdeti
/Shqiptarja.com

VIDEO