Zjarr i qëllimshëm në 'Kodrën e Dervinëve' në Krujë, digjen mbi 6 hektarë kullotë e pyje

KRUJË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendin e quajtur "Kodra e Dervinëve" në rrethin e Krujës. Zjarri i favorizuar nga era e forte që po fryn ka djegur deri tani mbi 6 hektar kullotë e pyje. Jo shumë larg vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa.

Për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëse, ajo e Krujës si dhe zjarrfikësja private e Niklës. Sipas eksperteve zjarrfikës zjarri në kodër është i qëllimshëm. Edhe në këto momente zjarri vijon të djegë. Gjatë muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht i gjithë vendi është përfshirë nga zjarre të shumtë, një pjesë e tyre të qëllimshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët