Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në zonën e Kaçinarit, në Mirditë, duke shkaktuar dëme në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur pranë varrezave të fshatit Simon dhe dyshohet se kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë nga ndezja e qirinjve. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, zjarri është përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe shërbimi pyjor i Bashkisë Mirditë, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, deri më tani zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.