Nje zjarr ka renë sot pasdite në një objekt pjesësh këmbimi automjetesh në Fushprezë të Tiranës.

Zjarri ka rënë rreth orës 16:00 dhe është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë. Bashkë me objektin janë djegur dhe një numër i madh gomash
dhe lubrifikante e pjesë të ndryshme kauçuku që gjendeshin aty të cilat i kanë dhënë intensitet zjarrit.

Për të shuar zjarrin kanë ardhur zjarrfikeset nga Kruja, Vora e Tirana të cilat kanë bërë të mundur neutraliziminn e zjarrit dhe shuarjen e tij duke mos e lënë të përhapej me tej.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com