Meteoritët janë fragmente shkëmbinjsh e ndonjëherë metali që bien mbi sipërfaqen e Tokës. Një fenomen që ndodh praktikisht që kur ekziston Toka. Ato shpesh digjen dhe shkërmohen në kontakt me atmosferën e planetit tonë dhe pjesa që arrin të prekë tokën rrallë herë ka përmasa të tilla sa që të krijojë dëme.

Gjithsesi, procesi i “djegies” nuk zgjat shumë dhe nuk është e thjeshtë të shikosh gjurmët e një meteoriti që po hyn në kontakt me atmosferën e tokës. Gavin Trought, një australian, në fakt ka qenë më fat dhe ka arritur të bëjë një fotografi të cilën më pas e ka postuar online.

Fenomeni i “qiellit që digjet” është vënë re nga persona të ndryshëm pasi ka zgjatur rreth 20 minuta pasi meteoriti kishte rënë në det. “Ngjante si avull. Ishte i kuq, portokalli, dhe i verdhë dhe shumë i bukur”, tha një dëshmitar.

meteorit australi

(im/shqiptarja.com)