TIRANE-Prindërit i lenë vetëm në barake, por e keqja më e madhe ndodh. Fëmija 2 vjeç rom digjet i gjallë, shpëton mrekullisht i vëllai, 4 vjeç.
Ngjarja ndodhi sot paradite rreth orës 8:35 në fshatin Shpat të Babrrusë në baraken ku jetonte një familje rome.
Nëna kishte dalë nga barakja pak më herët ndërsa dy fëmijët e mitur ndodheshin vetëm në banesën me llamarina në momentin kur kanë shpërthyer flakët. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikësit se një barake është përfshirë nga tymi e zjarri.
Fatkeqësisht fëmija 2 vjeç është nxjerrë i pajetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri eshte shkaktuar nga një bombol me gaz që shërbente për gatim.
[gallery]19703[/gallery]

Bombola qe mendohet qe shkaktoi zjarrin
Flakët kanë rënë në orët e para të mëngjesit dhe vajza 2-vjeçare ka qënë në gjumë gjatë momentit që kanë rënë flakët. Nëna e vajzës Suada Hamza sapo kishte vendosur ujin në një bombul gazi për të bërë mëngjesin. Në këto moment asaj i kanë thirrur komshiet për të pirë një kafe dhe pikërisht në këto çaste kanë rënë flakët, të cilat dyshohen se kanë ardhur për shkak të rrjedhjes së gazit. Nëna dhe fqinjët nuk kanë mundur të futen dot në banesë, për shkak se flakët u përhapen me shpejtësi, ndërkohë që fëmija tjetër 4 vjeç, po luante jashtë barakës, duke u shpëtuar flakëve.
Rrëfimi i nënës
Suada Hamza, nëna e 2-vjeçarit teksa rrëfen versionin e saj të ngjarjes ka shpërthyer në lot e britma. Ajo akuzon se zjarrfikësja mbërriti me vonesë në vendngjarje.
“Kisha vënë ujë të ziente t'u bëja për të ngrënë fëmijëve e shkova te kompshija për të pirë një kafe. Plasi bombola menjëherë. Lajmërova policinë, asnjë nuk ka ardhur, 2 orë, flaka duke marrë, kishte mundësi të vinte zjarrfikësja, do më kishte shpëtuar fëmija. U mundova, por nuk hyra dot. Pa shtëpi pa katandi, një barake kisha dhe ata fëmijë, më ishte bërë goca shkrumb. Ku më iku fëmija mua...vetëm të më shpëtonte fëmija, vetëm atë doja, le të digjej barakja...”.
Flasin fqinjët
Fqinjët me familjen rome në Babrru tregojnë për Report Tv se familja jetonte në varfëri të tejskajshme. E vetmja e ardhur e tyre ishte lypja me fëmijët dhe mbledhja e kanaçeve në rrugët e Tiranës. Sipas fqinjëve, kjo rutinë ndiqej çdo ditë nga familja e varfër rome. Të tjerë të afërm theksojnë se në barakë ndodheshin dhe ato pak të ardhura të familjes. Një apel ata e drejtojnë për Bashkinë.
“Të varfer në maksimum. Mblidhnin kazana, plehra, pa drita kanë qenë, pa ujë. Ata si jetonin se dimë. Sa i thirri nëna ime, i tha, hajde të të bëj një kafe, dhe afër jemi. Po plasi bombola dhe nuk pati mundësi të hynte. U dogj, gjithcka u dogj, dhe paratë u dogjen. Bashkia të kompensojë ca lekë, se fëmija iku, Fati i fukarait”, thotë një prej fqinjëve.
Dhimbja në familje Hamza ka qenë e madhe, ndërkohë që ata do të strehohen përkohësisht tek të afërmit e tyre.
/Shqiptarja.com

VIDEO