Tymi i flakëve mbuloi Vlorën, zjarri përparoi në fushën e mbetjeve, opozita: Krim mjedisor me pasoja të rënda

Tymi i flakëve mbuloi Vlorën, zjarri përparoi në fushën e mbetjeve, opozita: Krim mjedisor me pasoja të rënda

Opozita bën me faj qeverinë për neglizhencë dhe papërgjegjshmëri përballë situatës së zjarreve në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë.

Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e turizmit dhe të Mjedisit Mirela Kumbaro

“Ky është mjedisi turistik Rama-Kumbaro në Vlorë. Në kulmin e sezonit turistik djegin plehrat!” shkruan Berisha në një postim në facebook

Një krim mjedisor me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe turistëve por dhe që dëmton seriozisht imazhin e Vlorës dhe të Shqipërisë, e cilëson kryetari i Partisë së Lirisë iIir Meta

Neglizhenca dhe papërgjegjshmëria për menaxhimin e situatës nga Bashkia e Vlorës dhe Qeveria po i kushton shumë turizmit shqiptar. Ky krim mjedisor, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, dhe që dëmton seriozisht imazhin e Vlorës dhe Shqipërisë, meriton reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse!

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se situata është pasojë e korrupsionit.

" Turizmi është sot një nga ato begati që i jep gjallëri jo vetëm të ardhurave të pakta të familjeve shqiptare por edhe buxhetit të shtetit. Begatia për të cilën ne kemi detyrë ta mirëmbajmë dhe ta trajtojmë siç duhet por që fatkeqësisht dështojmë përherë t’i marrim më të mirën.

430 mln euro i janë dhuruar personave me duar në xhepa për të ndërtuar tre instalacione korrupsioni me justifikimin e një Shqipërie të pastër. Sot, kur duhet të kishim një bregdet më të pastër ne shohim pamje të tilla ku pirgjet me plehra digjen në mes të ditës duke i shtuar vapës së tmerrshme ndotjen e korrupsionit që ia ka bllokuar shqiptarëve mushkëritë"

Prej 48 orësh fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane vijon të digjet dhe tymi ka mbuluar qytetin. Nga bashkia është kërkuar ndihma e ushtrisë dhe ndërhyrja nga ajri për ta shuar pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit.


Lajmi kryesor:

Tymi 'pushton' Vlorën, digjet fusha e grumbullimit të mbetjeve! Bashkia: Shkak temperaturat e larta! Ministria e Mbrojtjes çon 8 mjete: S'ka rrezik për banesat


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve