Një gomone e policisë kufitarë në Himarë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të hënë dhe ka mbetur i plagosur lehtë edhe drejtuesi i saj.
Sipas policisë shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike dhe gomonia ka qenë e fikur dhe e parkuar në port në momentin që është konstatuar rënia e zjarrit.
Efektivi i policisë kufitarë që është plagosur është B.I., 46-vjeç. Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Deklarata e plotë e Policisë
"Rreth orës 19:35, ka rënë zjarr në një nga gomonet e Portit të Policisë Kufitare në Himarë (i fikur, i parkuar në port) ku është dëmtuar pjesërisht gomonia gjithashtu edhe drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi me inicialet B.I., 46 vjeç, banues në Himarë (Punonjës i Policisë Kufitare Himarë), i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, jasht rrezikut për jetën.
Paraprakisht bëjmë me dije se zjarri është shkaktuar për pasojë të një shkëndije elektrike në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës".
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com