DURRES- Një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët, ndërsa nuk janë janë shënuar pasoja në njerëz, por janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët e zjarrit që përfshinë hotelin kanë shkrumbuar edhe katër automjete pushuesish, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse nga qyteti i Durrësit dhe forcat e rendit.
Policia dhe forcat zjarrfikëse fillimisht kanë evakuar pushuesit që ndodheshin pranë godinës së përfshirë nga flakët deri në 500 metra largësi nga vatra e zjarrit dhe më pas kanë filluar punën për vënien nën kontroll të flakëve.
Mësohet se zjarri fillimisht ka përfshirë guzhinën e hotelit dhe më pas është përhapur më shpejtësi në pjesë të tjera të tij, ndërsa tashmë është mundur të neutralizohet, duke normalizuar situatën.

(Foto: Zjarri në hotelin në Durrës dhe makinat e djegura)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com