Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ditën e sotme kodrat e Ardenicës në Lushnje i cili fatmirësisht u vendos nën kontroll.
 
Zjarri rrezikoi disa banesa e lokale private aty pranë ndërsa bëhet me dije se nuk rrezikohen antenat e televizioneve që janë të vendosura në atë zonë.

Por situata u paraqit më e rrezikshme pasi në zonë ndodhej edhe një fabrikë municionesh me fishekë të mbetur nga viti 1997, të cilët dëgjohen se kanë nisur të shpërthejnë.


 
Një sipërfaqe toke me peme dhe shkurre është përfshirë nga flakët.

Deri në mesditë u dogjën rreth 10 hektarë tokë.
 
Momentalisht në vendin e ngjarjes kanë shkuar makinat e zjarrfikëses të Lushnjes dhe të Fierit.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë të zonës si dhe një helikopter.

Nga zjarri u rrezikua edhe Manastiri. 



[gallery]23640[/gallery]
Vatra zjarri edhe në Kraps të Vogël, Fier

Një zjarr masiv ndërkohë është regjistruar në orët e mesditës edhe në Kraps së Vogël në Fier.

Në rrezik janë shumë banesa ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e MZSH Patos.

Shefi i MZZH Alket Halimi shprehet se janë djegur dhjetra hektarë pyje me pisha. Por për shkak të terrenit të vështirë vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikëseve.