VIDEO e rëndë/ Në flakë fusha e mbetjeve në Vlorë, re të zeza tymi të rrezikshme për shëndetin mbulojnë totalisht lagjet ‘Kushtrim’ dhe ’24 maji’

Katër vatra zjarri janë shfaqur mëngjesin e ditës së sotme në Vlorë. Fillimisht u raportua për zjarr të përmasave të mëdha në lagjen ’10 korriku’ të Vlorës, ku mësohet se nga flakët rrezikohen disa banesa të zonës.Po ashtu në një vatër zjarri është shfaqur edhe në fushën e trajtimit të mbetjeve. Vatra zjarri janë shfaqur edhe në fshatin Kocul dhe në pyllin e Sodës ku janë rrëzuar disa pisha.

Situata paraqitet më e rëndë në zonën pranë trajtimit të mbetjeve në Vlorë ku tymi i shkaktuar nga djegia e mbetjeve, ka mbuluar totalisht dy lagjet ‘Kushtrim’ dhe ’24 maji’ duke bërë që banorët ta kenë të pamundur të dalin nga shtëpitë për shkak të ndotjes së madhe.

Dyshohet që flakët të jenë të qëllimshme por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar. Në vendngjarje, kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses që po bëjnë të mundur hedhjen e inerteve dhe të ujit në plehrave për të shuar flakët që favorizohen nga era e fortë.  

Herë pas here qytetarët kanë kërkuar spostimin e mbetjeve nga kjo lagje e banuar. Është e disata herë që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët por megjithatë nuk ka pasur një zgjidhje të këtij problemi.

Ndërkohë vatra zjarri janë shfqur edhe në dy fshatra të Fierit, në 'Kuman' dhe Sheq i Vogël' ku në total përllogaritet të jenë 8 hektarë tokë bujqësore dhe 500 rrënjë ullishte. 

Kujtojmë se pasditen e djeshme, dy vatra zjarri u shfaqën në fshatrat Treblovë dhe Dukat ku flakët favorizoheshin nga era e fortë. Ndërsa shkaku i zjarrvënies ende nuk është bërë i ditur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Zjarr në Gramsh, digjen dhjetëra hektarë pyje

1677447362_Screenshot10.jpg

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në njësinë administrative Tunj të Gramshit dhe në një fshat në kufij me Beratin. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë flakët në Gramsh, por si pasojë e zjarrit janë djegur disa hektarë pyje por dhe toka të mbjellura me arra.

Ora 20:37
Zjarr në Ballsh, shkak një shkarkesë elektrike! Digjen shkurret dhe bimësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

 

Një shkëndije elektrike ka shkaktuar një zjarr në Poçëm të Ballshit mbrëmjen e sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Ballshit për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tij në një sipërfaqe me të gjerë. Flakët dolën nga rrethimi i nënstacionit ku kanë marrë flakë bimë dhe shkurre që ndodheshin karshi nënstacionit.  

Ora 10:53
VIDEO/ Katastrofë mjedisore në Vlorë, tymi i shkaktuar nga zjarri në fushën e mbetjeve mbulon totalisht lagjet ‘Kushtrim’ dhe ’24 maji’

 

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë ka shkaktuar një katastrofë mjedisore. E gjithë zona e banuar përreth fushës së mbetjeve, është mbuluar nga tymi, duke shkaktuar një ndotje ajri shumë të madhe.

Mësohet se lagjia ‘Kushtrim’ dhe ’24 maji’ janë mbuluar plotësisht nga tymi i shkaktuar nga djegia e mbetjeve.  

Ora 10:34
Dy vatra zjarri në Fier, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve në fshatrat Kuman dhe Sheq i Vogël! Rrezikohen banesat përreth

 

Dy vatra zjarri janë përhapur ditën e sotme në fshatrat Kuman dhe Sheq i Vogël të Fierit. Flakët kanë përfshirë në kodrat me ullinj të fshatit ‘Kuman’ si dhe zonën me kallamishte në fshatin Sheq i Vogël.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në zonën përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Patosit dhe Roskovecit për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Ora 09:29
VIDEO/ Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë fushën e mbetjeve

 

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në Vlorë në fushën e mbetjeve. Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e madhe e mbetjeve po digjen duke shkaktuar edhe ndotje të madhe për banorët e zonave përreth.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 27/02/2023 00:05

    o mario nuk mund te perballoje inceneratori i fierit plehrat e vlores,,,,VLORA DUHET TE KETE INCENERATORIN E VET,,SE VLORA ESHTE QENDRA E TURIZMIT DETAR DHE KA SHUME FSHATRA,,,NE VLORE DUHET DHE DEBORATOR PER UJRAT E ZEZA,,,INCENERATOR+DEBORATOR DO DHE SARANDA,,KORCA,,TIRANA,,DURRESI,,SHKODRA,,KUKESI ,LEZHA,,..SHENGJINI,,.JEMI TE VONUAR NE NDERTIMIN E INCENERATOREVE..I LUTEMI QEVERISE DHE EDI RAMES TI NDERTOJE...

    Përgjigju
  • Mario: 26/02/2023 15:47

    Perse u bene incerenatoret, perse nuk dergohen atje mbeturinat te digjen, por vazhdohet te digjen ne natyre? Vlora eshte bere shume keq edhe nga projektimi brenda ne qytet.

    Përgjigju
  • Ardi Rushitit: 26/02/2023 14:21

    Vetem Bruna kryetare bashkie i jep fu nd pisllekut ne Vlore.ky legeni ne ikje e qelbi e beri Hale qytetin

    Përgjigju
    • marksisti: 26/02/2023 17:16

      o0 vlla. je fiks me ate. ka dhe tatuazh ne kembe ajo. ne te duhet nr i ed rames thuaj gazetes...vec atij si pelqen propoganda

  • Artisti: 26/02/2023 12:30

    E rregullon nalmadhenia e tij, i plotfiqishmi, mbret i mbreterve, bizneshleshi qe ka fut gjith pronat e politikanet ne xhep Samir Manic

    Përgjigju
  • Turi: 26/02/2023 11:32

    Bashkia taksat e mbeturinave i kerkon por mbeturinat hidhen ne mes te qytetit , ky eshte shteti jone i kalbur prej 30 vjetesh dhe ky popull kot i pa edukuar dhe injorant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'