SARANDË - Është shënuar edhe viktima e parë nga zjarri në pyje këtë verë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Pllakoti" në fshatin Markat të Sarandës ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe 50 ha me pyll e ullishte.

Bëhet e ditur se viktima është  Pëllumb Shehu, 62-vjeç, baba i dy fëmijeve.

Mësohet se 62-vjeçari ka tentuar që të fikë zjarrin që të mos përfshihen nga flakët edhe ullinjtë e tij, por për shkak të asfiksimit ai ka humbur jetën.

Dy automjete të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke tentuar të fikin zjarrin, por terreni i vështirë dhe era e fortë favorizojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)