Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një banesē të pabanueshme.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur rrezikun dhe nga banesa. Ndërkohë flakët sollën panik te banorët e zonës të cilēt iu bashkuan aksionit pēr shuarjen e flakëve.

Po ashtu, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe zonën e Kreshpanit në Fier, duke krijuar rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte e vreshta. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe janë përhapur me shpëjtësi.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në terren dhe po punojnë për të bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e flakëve. Po ashtu, edhe një helikopter po punon nga ajri për vënien nën kontroll të zjarrit.

Në terren kanë qenë rreth 100 banorë, forcat zjarrfikëse dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilët kanë punuar për disa orë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sipas burimeve nga Prefektura e Fierit vatrat kryesore janë shuar dhe situata aktualisht është vënë nën kontroll. Megjithatë, rreziku nuk konsiderohet ende i kaluar.

Forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në zonë, duke monitoruar me kujdes sipërfaqet e djegura dhe vatrat e mbetura, me qëllim parandalimin e çdo rindezjeje të mundshme të zjarrit. Ndërkohë Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie në Kreshpan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Vlorë/ Zjarr në një sipërfaqe me bimësi në fshatin Bishan, flakët favorizohen nga era e fortë (VIDEO)

 

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan të Vlorës, në një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe me bimësi, ndërkohë forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Ora 18:01
Zjarr në Karicë të Matit, flakët përhapen nga livadhi në pyllin me dushqe, zjarrfikësit në terren (VIDEO)

 

Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasites së sotme në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit.

Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa të ndihmuar nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi edhe në njē masiv pyjor me dushqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës ku po punojnë për neutralizimin e flakëve që të mos i drejtohen banesave.

Terreni i favorshëm për përdorimin e mjetit zjarrfikës pritet të japë efekt në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të vatrës së zjarrit që mund të rrezikojë banesa.

Policia pritet të nis hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.

Ora 17:40
Fier/ Zjarr i përmasave të mëdha në ullishtet e Kreshpanit, flakët favorizohen nga era e fortë! Zjarrfikëset dhe një helikopter në terren (VIDEO)

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e  Kreshpanit të Fierit, duke krijuar rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte e vreshta.

Sipas banorëve të fshatit Kreshpan, flakët kanë nisur fillimisht në një zonë me pisha, ndërsa më pas, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur në kodrën që lidh Kreshpanin me fshatin Vjosë.

Në terren kanë qenë rreth 100 banorë, forcat zjarrfikëse dhe dy automjete zjarrfikëse, si dhe një helikopter, të cilët kanë punuar për disa orë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sipas burimeve nga Prefektura e Fierit vatrat kryesore janë shuar dhe situata aktualisht është vënë nën kontroll. Megjithatë, rreziku nuk konsiderohet ende i kaluar.

Forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në zonë, duke monitoruar me kujdes sipërfaqet e djegura dhe vatrat e mbetura, me qëllim parandalimin e çdo rindezjeje të mundshme të zjarrit. Ndërkohë Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie në Kreshpan.

Ora 16:35
Zjarr në Memëlisht të Pogradecit, flakët e favorizuara nga era (VIDEO)

 

Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga flakët në fshatin Memëlisht në Pogradec.

Dy mjete zjarrfikëse po dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve – të favorizuara nga era.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa është ngritur një grup hetimor.