Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një banesē të pabanueshme.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur rrezikun dhe nga banesa. Ndërkohë flakët sollën panik te banorët e zonës të cilēt iu bashkuan aksionit pēr shuarjen e flakëve.
Po ashtu, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe zonën e Kreshpanit në Fier, duke krijuar rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte e vreshta. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe janë përhapur me shpëjtësi.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në terren dhe po punojnë për të bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e flakëve.
Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasites së sotme në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit.
Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa të ndihmuar nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi edhe në njē masiv pyjor me dushqe.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës ku po punojnë për neutralizimin e flakëve që të mos i drejtohen banesave.
Terreni i favorshëm për përdorimin e mjetit zjarrfikës pritet të japë efekt në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të vatrës së zjarrit që mund të rrezikojë banesa.
Policia pritet të nis hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kreshpanit të Fierit, duke krijuar rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte e vreshta.
Sipas banorëve të fshatit Kreshpan, flakët kanë nisur fillimisht në një zonë me pisha, ndërsa më pas janë përhapur në kodrën që lidh Kreshpanin me fshatin Vjosë.
Në këtë zonë ndodhen ullishte, vreshta dhe pisha dhjetëra-vjeçare, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Fier, të cilët ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ndërkohë, terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjetet zjarrfikëse.
Efektivët po përpiqen të lokalizojnë vatrat e zjarrit duke përdorur pompa krahu dhe mjete të tjera rrethanore, ndërsa puna vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqet me ullinj e vreshta dhe masivin pyjor.
Flakët ndodhen larg zonës së banuar ndërkohë që është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga flakët në fshatin Memëlisht në Pogradec.
Dy mjete zjarrfikëse po dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve – të favorizuara nga era.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa është ngritur një grup hetimor.












Komente
Komento