Një zjarri i rënë që prej orëve të drekës në zonën e Knallës në Shëngjin, vijon të jetë aktiv.
Flakët u përhapën pas djegies së disa mbeturinave, si pasojë e erës së fortë, duke dalë jashtë kontrollit.
Ndërkohë, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri nuk është shuar ende. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa flakët favorizohen nga era e fortë. Pranë vatrës së zjarrit janë edhe disa pallate, por fatmirësisht nuk rrezikohen nga flakët.
Komento