Pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga zjarret.
 
Në orët e para të së premtes në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë është konstatuar një vatër zjarri.
 
Si pasojë e erërave të forta, në pak orë kanë marrë flakë hektarë të tërë me pyje, ndërsa gjatë orëve të pasdites situata është përkeqësuar akoma më tepër.
  
Aktualisht zjarri nuk është i përmasave të mëdha, por ai rrezikon të përhapet gjatë natës si pasojë e erërave të forta.
 
 Një pjesë e stafit zjarrfikës janë drejtuar drejt zonës së Shëngjinit, ndërsa në zjarrin që ka përfshirë zonën në afërsi të Rrjollit nuk është ndërhyrë ende.
 
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com