Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burimet për Report TV bëjnë me dije se zjarri dyshohet të ketë nisur nga disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të godinës.
Fillimisht flakët janë neutralizuar me fikëse dore nga vetë punonjësit e policisë, ndërsa më pas në vendngjarje është thirrur edhe zjarrfikësja për arsye sigurie.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë mbingarkesa në rrjetin elektrik.
Komente











Promoteu tani mesa duket do kemi reformen veting ne polici qofte bashkia apo policia normale kryesore
Përgjigju