Zjarr pranë Portit të Shëngjinit, flakët iu afrohen banesave! Report Tv sjell pamjet me dron

LEZHË- Pesë vatra zjarri u shfaqën sot në qarkun e Lezhës, ku më kritikja është pranë Portit të Shëngjinit. Zjarri ka vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa Report Tv solli pamjet me dron se si duket situata në mbrëmje. 

Flakët janë përhapur në disa drejtime, duke iu afruar zonës së banuar. Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe strukturat e tjera të emergjencave të cilat janë vendosur pranë banesave.

Kjo zonë është përfshirë nga flakët pasi zjarrit të rënë pak ditë më parë në malin e Kakarriqit, i cili raportohet se ka kaluar në Shëngjinit. Flakët vijnë në kulmin e sezonit turistik, ndërsa në pamjet që solli Report Tv, gjatë ditës dalloheshin edhe pushuesit që laheheshin në det.

Në terren ndodhen një numër i konsiderueshëm personash ku nen drejtimin e prefektit të Qarkut Gjergj Prendi po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri i rënë në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv. Flaket janë përhapur në disa drejtime, duke ju afruar zonës së banuar.

Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe strukturat e tjera të emergjencave të cilat janë vendosur pranë banesave.

Report Tv ka siguruar dhe pamje me dron të zjarrit.

Ora 18:52
Zjarr në Mirditë, digjen 2 banesa të braktisura, 3 zjarrfikëse në terren (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Kodër Rrëshen të Mirditës. Mësohet se dy banesa të braktisura janë djegur nga flakët, siç shihet edhe në këtë pamje që sjell Report Tv.

Zjarri ka djegur edhe një sipërfaqe të madhe me vreshtari.

Në vendngjarje ndodhen 7 zjarrfikës, 3 automjete dhe punonjës të policisë që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 17:39
Tre vatra aktive zjarri në Kukës, shpërthejnë disa mina luftarake në Has (VIDEO)

Masivi pyjor tek ‘Firza e Qemës’, në Bashkinë Has është përfshir nga flakët, gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të këtij fshati në një terren tejet të vështirë dhe në distancë të largët nga rrugët automobilistike.

Mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Has bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij. Ndërkohë në dy vatrat e tjera aktive të Zogajve në Tropojë dhe Letaj të Hasit po punohet për izolimin e tyre.

Sipas burimeve në vendgjarje janë rreth 200 forca prej të cilave 100 i përkasin ushtarakëëve Komando ndersa pjesa tjeter zjarrfikes dhe punonjes te tjere te angazhuar. Në anën e Tropojës zjarri është izoluar dhe po mbahet nën kontroll përgjatë një distance rreth 12 kilometra nga Zogaj në Zherkë nga rreth 30 km perimeter që mendohet të ketë kjo vatër zjarri.

Ne anën e Hasit në fshatin Peraj ne kufirin me Gjakoven zjarri kanë shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.

Nxitur nga kjo situatë, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse dhe të tjerë të angazhuar për shuarjen e kësaj vatre kanë ndërprerë punën duke i lënë vendin forcave ushtarake, të cilat do të monitorojnë në mënyrë të specializuar. Vatrat janë aktive e që po ndihmohen jo vetëm nga temperaturat e larta por edhe nga erërat e forta të kësaj zone. Për momentin vatrat e zjarrit nuk rrezikojnë banesat e fshatrave përreth pasi vatrat janë lokalizuar.

Situata nga zjarret në Kukës

Situate e zjarreve në bashkinë Has
Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri. Vatra e zjarrit e ardhur nga Mahalla e Epërme Nj.Adm. Zogaj dhe ka depërtuar në vendin e quajtur Maja e Krajlicës, fshati Peraj, Njësia Administrative Golaj, Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar , 31 forca të bashkisë , 4 forca të MZSH-së bashkia Has  dhe 20 forca të Batalionit Komando, porn ë orën 13.22  u ndërpre  operacioni për shuarjen e zjarrit pasi ka patur shpërthim mine në zonen e zjarrit, për të mos rrezikuar jetën e njerzve. Në këtë vatër kanë vepruar vetëm forca të Batalionit Komando.
Në vatrën e zjarrit të shfaqur n zonën Kishaj, në vendin e quajtur Firza e Qemes njësia administrative Gjinaj kanë vashduar punën për dhuarjen e kësaj vatre 6 forca të MZSH-së, 13 punonjës të shërbimit pyjor , 4 vullnetarë dhe forcat policore. Aktualisht të dyja vatrat janë aktive.

Situate e zjarreve në bashkinë Tropojë.
Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë.
Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll.Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën, ku dhe janë përqëndruar dhe një pjesë e forcave .
Vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë active.

Në operacionet e shuarjes së vatrave të zjarrit në rajonin e Zogajt Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë morën pjesë:
Nga Bashkia Tropojë 
*Emergjencat Civile 2 përsona . 
*Shërbimi pyjor 17  përsona me 3 automjete private 
*Shërbimet e bashkisë 45 përsona me 3 automjete bashkisë dhe 2 private. 
*Administrata e Bashkisë Tropojë 7 përsona me 2 mjete 
*Njesia Administrative Bytyc 7 përsona me 1 automjet privat 
* Njesia Administrative Tropoje 10 përsona me 2 automjete .
*Shërbimi Zjarrëfikës Tropojë 11 përsona me 1 mjet zjarrëfikës . 
*Ujësjellës Kanalizime Tropojë 5 përsona  me 1 automjet .
*Policia Bashkiake 5-përsona . 
Administratorët e Njesive Administrative Tropojë , Llugaj , Bujan dhe Fierze 4 përsona .

2-Intitucionet lokale Tropojë. 
*AZM Tropojë 7 përsona
*Zyra Arsimore Tropojë  8 përsona 
*Dega e postës 6 përsona.
*Spitali Tropojë 6 përsona.
*Sigurimet shoqërore 1 përsona. 
*OSHEE 7 përsona .
*NJVKSH Tropoje 8 Punonjes me 1 automjet .
*Zyra e punës Tropojë 1. 
*Policia e kufirit 10 përsona dhe 2 automjete .
*Policia e Komisariatit Tropojë 8 me një automjet . 
Komuniteti  3.

3 -Forcat e Armatosura 
•Batalioni Komando 100 efektiv, mjete 12.
Reparti usht. nr.1120 efektiv zjarrfikës 6 dhe 1 mjet zjarrfikëse. 
BMR Tiranë 7 efektiv zjarrfikës dhe 1 

Gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren për drejtimin, monitorim e operacionit Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetari i Bashkisë Tropojë, Kryetari i Bashkisë Has, N/Prefekti i Hasit dhe i Tropojës, N/Kryetari i bashkisë Tropojë, Përgjegjesit e Emergjencave Civile të bashkisë Has dhe Tropojë.

Ora 17:21
Lezhë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit! Arrestohet 33-vjeçari (VIDEO)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Adenis Doçaj, banues në Rrilë të Lezhës, pasi kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten dhe zjarri i ndezur nga 33- vjeçari afër banesës së tij u përhap si pasojë e erës së fortë duke djegur një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri i doli nga kontrolli duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Në pranga 33-vjeçari, banues në Rrilë, Lezhë.

Rreth orës 12:30, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Spiten, Lezhë, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënies, konkretisht shtetasin:

- Adenis Doçaj, 33 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas kishte shkuar në fshatin Spiten dhe në afërsi të banesës së tij të vjetër, duke pastruar ambientin para banesës, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm