Një shtëpi e vjetër private është djegur nga zjarri që ra në zonën e rrugës “Njazi Meta”, poshtë zonës së QSUT-së në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilët vunë flakët nën kontroll. Në shtëpi në momentin e zjarrit ka qenë gjyshja me mbesën, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpia por nuk kanë ditur si të njoftojnë policinë apo zjarrfikësen. 

Nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë një tym i dendur u raportua në zonë deri në momentin e fikjes së flakëve

Dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike. 

Sipas raportimeve nga vendngjarja, shtëpia është shkatërruar nga zjarri.