TIRANE-Parku te Liqeni Artificial është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
 
Zjarri ka nisur në shkurre, ndërsa ka përfshirë edhe pemët për disa minuta.
 
Vatra e zjarrit është regjistruar rreth orës 14:00, ndërsa pas njoftimit ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja.
 
Punonjësit e zjarrfikëses, qytetarët dhe gazetarët e Report Tv kanë shuar flakët duke izoluar vatrën e zjarrit në pak minuta.
 
Policia ka ndaluar një person të alkoolizuar, pasi dyshohet se ka vendosur zjarrin qëllimisht.
 
Sipas policisë së kryeqytetit, Arben Guga 53-vjeç u ndalua, pasi sipas të dhënave të para vendosi qëllimisht zjarrin në Parkun te Liqeni Artificial.

Javët e fundit vendi është përfshirë nga disa vatra zjarri nga veriu në jug si pasojë e temperaturave të larta, por edhe zjarrit të qëllimshëm.



[gallery]23445[/gallery]
zjarr ke liqeni
Personi i ndaluar nga policia per zjarrin te liqeni Arben Guga
zjarr ke liqeni
Personi i ndaluar nga policia per zjarrin te liqeni Arben Guga
zjarr te liqeni
Zjarri te liqeni
zjarr te liqeni
Gazetari i Report Tv Gazmend Saiti duke shuar zjarrin te Liqeni 


zjarr te liqeni
Zjarrfikëset duke shuar zjarrin