Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)

GJIROKASTËR- Një zjarr ka rënë në Mitropolinë Ortodokse të Gjirokastrës, duke djegur vendin e lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20 të 5 janarit dhe menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në Lagjen "Meçite", ku ndodhet Mitropolia.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase të zjarrfikësve, zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv.

Nga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve. Sipas burimeve, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e posaçëm të lutjeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or teeejjj: 05/01/2025 12:25

    Shenje nga Zoti or teejjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' pajiset me laborator të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 Smart Lab-eve

Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' pajiset me laborator të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 Smart Lab-eve