6 vatra zjarri janë aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit.
Në Gojan–Gjegjan, Pukë vijon operacioni i përforcuar me 190 forca në terren dhe 1 ekskavator, 1 mjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së si mbështetje.
Mbetet aktive vatra e zjarrit në Tenë të Rrëshenit, por pa rrezik për banesat. Në Shtuf, Mirditë, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon aty ku e mundëson terreni, ndërsa pjesët e thepisura vështirësojnë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.
Në Bërshi, Klos, gjatë natës janë riaktivizuar disa vatra për shkak të erës.
Në Dukat të Vlorës, zjarri tashmë ka intensitet të ulët dhe nuk rrezikon banesat.
Në Malin e Dajtit në Tiranë, sot vijon ndërhyrja në vatrat e mbetura me 30 efektivë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento