Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Në Gojan-Gjegjan, Pukë - Vatrat e zjarrit që kanë mbetur duket se nuk janë më rrezik për fshatin Gojan i Madh, në hyrjen e të cilit vijoin të jenë të dislokuara ende disa mjete zjarrëfikese. Në brendësi të Gojanit situata duket e qetë, teksa gjurmët e një dite më parë janë të dukshme në çdo kënd të fshatit. Disa nga familjet e evakuara janë rikthyer drejt banesave.
Shtanë–Tenë, Mirditë - operacioni vijon me forca zjarrfikëse, strukturave vendore, shërbimit pyjor dhe FA-së. Nuk ka rrezik për banesat. Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, një ushtar i Forcave të Armatosura, 28-vjeçari Andrea Kaçi, është plagosur në Mirditë, teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës. Gjatë procesit, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Prozhem, Pukë – Vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe banorë të zonës. Intensiteti ndikohet nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Mali i Dajtit - vijon ndërhyrja me 30 forca zjarrfikëse, dhe 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Dukat të Vlorës, zjarri është shuar plotësisht, ndërsa vatrat e tjera vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje nga strukturat në terren.
Në operacionet për shuarjen e plotë të vatrave janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Ushtari 28-vjeçar Andrea Kaçi, i cili u plagos gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, është vizituar në spitalin e Traumës në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.
Report Tv ka siguruar pamjet kur ministri Ermal Nufi ka dalë nga spitali i Traumës, pasi vizitoi ushtarakun e plagosur.
Menjëherë pas dëmtimit gjatë furnizimit me ujë të një mjeti zjarrfikës, 28-vjeçari u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Në operacionin e Forcave të Armatosura në Mirditë për shuarjen e zjarreve, një prej efektivëve A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të mjetit zjarrfikës.
Efektivi i lënduar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Efektivi i FA po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, efektivi është vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar menjëherë nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.
Ministria e Mbrojtjes vijon të ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të efektivit dhe t’i qëndrojë pranë në këtë situatë.
Report Tv ka siguruar pamjet e transportimit me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, të ushtarit të plagosur gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve në Mirditë.
28-vjeçari Andrea Kaçi u plagos teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës që po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë fshatin Tenë dhe disa zona të tjerë.
Gjatë procesit, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime.
Vatrat e zjarrit që kanë mbetur duket se nuk janë më rrezik për fshatin Gojan i Madh të Pukës, në hyrjen e të cilit vijojnë të jenë të dislokuara ende disa mjete zjarrëfikese.
Në brendësi të Gojanit situata duket e qetë, teksa gjurmët e një dite më parë janë të dukshme në çdo kënd të fshatit.
Disa nga familjet e evakuara i janë rikthyer banesave, një ndër ta dhe ajo e Pjetër Ndoit në lagjen Pepaj në fshatin Gojan.
Pjetri dhe bashkëshortja e tij tregojnë për Report Tv tmerrin që përjetuan një ditë më parë, teksa i gëzohen faktit se kanë ende një strehë mbi kokë.
“Situatë e jashtëzakonshme. Luftë e pashpallur. Luftë e pashpallur ka qenë që ditën e diel. Zjarri ja kalon edhe luftës. Mos të shpëtonin këto shtëpi, ka qenë një minus i jashtëzakonshëm. Jo nga ana ekonomike, por nga ana morale, logjike e shpirtërore”, tha Pjeter Ndoi, banorë i fshatit Gojan.
“Ishte situatë shumë e frikshme. Veç me ik me shpëtu me familjen. Mbrëmë nuk kemi qëndruar këtu. S’jemi të sigurt”, tha bashkëshortja e tij.
Ndërkoh që situata me flakët në fshatin Gojan duket më e qetë zjarret vijojnë ende te jenë aktive në pyjet pranë fshatrave Prozhëm e Rrape ku është e pa mundur ndërhyrja e mjetevr zjarrëfikës, teksa forcat e angazhuara në terren po punojnë me mjete rrethanore.
Prej rreth dy javësh zjarret në pyjet e Pukës kanë përshkuar rreth 3000 hektarë shkurre e pyje te lartë pishe, një pjesë e të cilëve u dogjën plotësisht duke rrezikuar dy ditet e fundit dhe jetë njerëzish.

Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur në Mirditë, teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës që po merr pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve.
Gjatë procesit, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur 28 vjeçarin Andrea Kaçi, duke i shkaktuar dëmtime.
Pas incidentit ai është dërguar te Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, Vlorë.
Flakët janë përhapur në sipërfaqen e pyllëzuar, duke rrezikuar masivin me pisha. Ende nuk dihen përmasat e sakta të zonës së përfshirë nga zjarri dhe nëse ka rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë saj.
Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë.
Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë dy mjete zjarrfikëse. Aktualisht po punohet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Vatra e zjarrit fillimisht mendohet të ketë nisur në varrezat e fshatit ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një sipërfaqe toke.
Administratori apostolik i dioqezës së Sapës, Atë Mariano Tarantino shprehu keqardhje që malet e vendit tonë janë bërë shkrumb e hi si pasojë e pakujdesisë.
Në veçanti ai theksoi edhe situatën e vështirë në Gojan të Pukës, ku disa shtëpi janë djegur.
Në mesazhin e tij ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të kujdesen për mjedisin dhe të mos vënë zjarre.
“Si kishë katolike po ndjekim situatën e zjarreve në mënyrë të veçantë në Gojan të Pukës, ku zjarri ka djegur edhe përpirë çdo gjë. Malet e Shqipërsië janë bërë shkrumb e hi për shkak të pakujdesisë sonë. Një falenderim shkon për të gjithë ata që kanë fikur zjarret. Ne duhet të jemi më të kujdesshëm në ruajtjen e mjedisit, kjo është përgjegjësia e të gjithëve”,tha ai.
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Pavarësisht neutralizimit të flakëve, zjarrfikësit vijojnë punën në terren, në një zonë të vështirë malore, me qëllim shmangien e riaktivizimit të vatrave nga era dhe parandalimin e rindezjes së zjarrit.
Zjarri, i cili prej më shumë se dy ditësh përfshiu këtë zonë, dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren vijon për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm të rindezjes.









Komente
Komento