TIRANE - Vijon ende problematike situata e zjarreve në vend, edhe pse nga një ditë më parë numri i vatrave aktive është ulur ndjeshëm.
Situatë e vështirë paraqitet në Parkun Kombëtar të Lurës, ku vazhdojnë të digjen grumbujt e prerjeve abuzive të pemëve (fenomen ky i denoncuar edhe në SHQIPTARJA.com), ndërsa në Korçë mbetet aktive vatra e zjarrit në Parkun e Bozdovecit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri i vënë në dispozicion nga Republika Turke, nuk mundi të operonte nga ajri për shkak të mjegullës dhe reve të tymit gjatë ditës së stome.
Bazuar në kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, SHPFA-ve rriti ndjeshëm numrin e efektivave në terren, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe atyre të Shërbimit Pyjor.
Në zonën verilindore forcat e PMNZSH-së, atyre të Armatosura dhe Shërbimit Pyjor, vijuan ndërhyrjen në të gjitha ato vatra ku terreni e mundësonte operacionin, duke shuar disa prej tyre dhe izoluar plotësisht vatrat e tjera. Gjatë ditës së sotme mbi 1 mijë efektivë të FA-ve operuan në të gjitha territorin e vendit.
Në të gjithë qarqet e vendit rezultojnë 16 vatra zjarresh aktive.
JA SITUATA E ZJARREVE NE VEND PER DITEN E SOTME:
Qarku Dibër: Ka 3 vatra zjarri aktive. Vazhdon vatra në Parkun Kombëtar Lura, Fusha e Pelave, Rrobulli Monument Natyre dhe Liqeni i Bruçit, ku vazhdojnë të digjen grumbujt e prerjeve abuzive. Vatra e zjarrit në Kacni, vazhdon me intensitet të mesëm. Rreth orës 19, të pasdites së sotme nga territori i Republikës së Maqedonisë, është përcjellë një vatër zjarri, në afërsi të komunës Trebishtë.
Qarku Elbasan: Ka 2 vatra zjarri aktive. Në fshatin Sopot, komuna Stravaj, rrethi Librazhd dhe në rrethin e Gramshit, në fshatin Tashovicë, komuna Pishaj.
Qarku Korçë: Ka 1 vatër aktive në Parkun Kombëtar të Bozdovecit, ku situata vijon të jetë problematike. Gjatë ditës së nesërme forcat që punojnë në zonë, do të përforcohen edhe me 140 efektivë të tjerë të FA-ve.
Qarku Kukës: Vijon të jetë tepër aktive vatra e zjarrit në komunën Tërthore, në Bjeshkët e Bardhocit. Vazhdojnë operacionin nga terreni forca të Shërbimit pyjor, të FA-ve, si edhe nga komuniteti.
Qarku Shkodër: Ka 6 vatra zjarri aktive Në rrethin e Shkodrës vazhdon vatra aktive ndërmjet fshatit Ndërhyaj dhe Gimaj të komunës Shalë. Në rrethin e Malësisë së Madhe janë 3 vatra aktive. Këto vatra janë në terrene të thepisura dhe nuk mund të ndërhyhet nga toka.
Në Rrethin e Pukës: Janë 2 vatra aktive, ajo në Malin e Krrabit në Midë, tek Antaenat, në fshatin Orosh dhe vatra në Qafë Sharri.
Qarku Lezhë. 2 vatra aktive. Në rrethin e Mirditës, në Ndërshen, Mali Çikës, i komunës Orosh dhe vatra në fshatin Lari, komuna Kaçinar.
Qarku Tiranë. 1 vatër aktive, ajo në Malin e Dajtit, në lartësitë e Priskës. Gjatë ditës së stome rreth 800 forca të FA-ve, zjarrfikëse dhe të Shërbimit Pyjor, vijuan punë në terren
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ushtria në Priskë e Pukë problematike dhe Bozdoveci