Zjarret, Ministria e Mbrojtjes
bën bilancin e operacioneve

Temperaturat e nxehta, zjarr-vëniet e qëllimshme në vend kanë shkaktuar me qindra vatra zjarri të cilat ministrisë së Mbrojtjes i kanë kushtuar deri më sot për ti shuar 30 milion lekë.

Këtë bilanc e bëri ministrja Mimi Kodheli, e cila bëri po ashtu apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe në hedhjen e një cigareje e cila mund të shkaktoj situate të pakontrollueshme.

Kodheli: Operacionet për shuarjen e flakëve kushtuan 30 mln lekë
“Muaji korrik ka qenë një ndër më të nxehtit, forcat ushtarake kanë zhvilluar aksione në 9 qarqe nga 12 që ka  vendi, dhe janë angazhuar 40 % e njerëzve që janë në uniformë.
Avionët kanë fluturuar 143 orë, kanë kryer detyra jashtë angazhimeve ushtarake. Falënderim i veçantë për forcat ushtarake për angazhimin maksimal. I bëj thirrje qytetarëve për të dhënë kontribut për të ndihmuar në përballimin e situatës, por edhe të mos e provokuar atë. Aksioni për shuarjen e zjarreve ka kushtuar mbi 30 mln lekë të reja, lekë të taksapaguesve. Duhet ti ruajmë pemët kullotat bimët, sepse janë pasuri e jona. Ndaj duhet të tregojmë kujdes edhe me një bisht cigare të hedhur jashtë”
, tha Kodheli.

Ministrja e Mbrojties u ndal dhe tek bashkëpunimi me partnerët ku sipas saj ka ndihmuar në shuarjen e vatrave të cilat kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri.

“Avionët ushtarakë italianë e grek na janë bashkuar në ndihmë. Falënderoj homologen italiane për ndihmën, si dhe Ministrin Bushatin për ndërhyrjen dhe sjelljen nga Greqia për fikjen e zjarreve”, tha Kodheli.
 
Prençi: Shuam 600 zjarre, 125 kërkuan ndërhyrje nga ajri
Ndër sa kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi u shpreh se prej 3 javësh Shqipëria është përballur me 300 vatra zjarri aktive nga të cilat 125 janë shuar me ndërhyrje nga ajri.

“Në të gjithë vendin janë regjistruar 640 vatra gjithsej, 125 prej të cilave kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri. Zjarret problematike thuajse janë shuar, aktualisht ka një vatër zjarri në Skrapar, dhe një në rajonin e tunelit në Kërrabë. Lufta me zjarrin dhe temperaturat është e vështirë. Vlerësoj së tepërmi punën e forcave të armatosura, zjarrfikësve dhe vullnetarëve. Gadishmëria ka qenë në nivel për tu vlerësuar”, tha Prençi.

Sipas Prencit është e nevojshme që të investohet për të krijuar kapacitete të cilat do të mundësojnë përballimin e krizave apo situatave të zjarreve të tilla.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptraja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen