Pas Rodos, zjarre masive edhe në Korfuz! Evakuohen disa fshatra! Shikoni si duken flakët nga Saranda

Pas ishullit të Rodosit, edhe në veri të Korfuzit raportohet një situatë e vështirë nga flakët të cilat kanë shpërthyer pasditen e sotme.

Mediat greke raportojnë për vatra zjarri në pesë fshatra, Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. ku ka nisur dhe evakuimi. 

Ndërkohë flakët janë aq të mëdha sa duken edhe nga Saranda. Report TV ka siguruar disa video.

Kryetari i bashkisë së Korfuzit të Veriut, Giorgos Machimaris, duke folur për median greke e cilëson situatën 'të vështirë dhe zjarri në vendbanimin Megulas ka arritur në shtëpitë e para"

 Ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Ndërkohë ishullin e Rodosit, mijëra banorë janë të detyruar të braktisin vendbanimet e tyre, pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Evakuimi është bërë për të siguruar jetën e tyre dhe për t'i larguar ata nga zonat e prekura nga zjarri.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Të gjithë flasin për Xabi Alonson! Cesk Fabregas pranë ngjitjes së Comos në Serie A pas 21 vitesh

Të gjithë flasin për Xabi Alonson! Cesk Fabregas pranë ngjitjes së Comos në Serie A pas 21 vitesh