Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Christian Eriksen dhe Victor Lindelof

Megjithëse larguan nga stoli Erik ten Hag dhe afruan trajnerin e ri Ruben Amorim, situata e rezultateve te Manchester United nuk duket edhe aq e mirë, kjo për vetë emrin që përfaqëson klubi i "Djajve të Kuq".

Ruben Amorim pritet që të lejojë largimin e dy lojtarëve të ekipit të parë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit. 39-vjeçari e pa Unitedin duke dhuruar një paraqitje tejet të dobët pasditen e së dielës në ‘Old Trafford’, aty ku u mposhtën me rezultat 0-3 nga Bournemouth.

Sipas një raportimi nga Fabrizio Romano, Christian Eriksen dhe Victor Lindelof janë në dispozicion për shitje gjatë janarit.

Christian Eriksen dhe Victor Lindelof janë në dispozicion për afatin kalimtar të janarit, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Natyrisht, të dy lojtarët janë të gatshëm të largohen”, ka thënë Romano.

Eriksen është paraqitur në vetëm nëntë ndeshje në Premier League këtë sezon teksa nuk mori asnjë minutë në humbjen ndaj Bournemouth. Sa i përket Lindelof, koha e tij tek Unitedi është përshkruar nga lëndimet e shumta që e kanë ndjekur, teksa së fundmi ai pësoi lëndim ndaj Tottenhamit në ‘Carabao Cup’.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?