Situata e zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në malin e Sopotit në Sarandë

Situata e zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në malin e Sopotit në Sarandë

Foto ilustruese

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa një tjetër vatër është regjistruar në malin e Sopotit, ku ka mbërritur një helikopter, i cili po punon për shuarjen e flakëve. Po ashtu, një zjarr është shfaqur gjatë mesditës në fshatin Otllak të Beratit, ku zjarri dyshohet të jetë vënë nga vetë fermerët të cilët djegin parcelat pas korrjes drithërave. 

Vatrat e zjarrit në fshatin Shetaj të Durrësit vijon të jetë aktive, ajo është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, ndërkoh që vazhdon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj; në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës; në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në: në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh; në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh; në fshatin Topojan, bashkia Cërrik; në fshatin Niçë, bashkia Pogradec; në lagjen Kala, bashkia Berat; në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë; në fshatin Dedaj, bashkia Pukë; në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe; në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz; në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër; në fshatin Vrion, bashkia Finiq; në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë; në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër; në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë; në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz; në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos; në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë; në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës; në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 331 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Dy vatra zjarri në Sarandë! Në malin e Sopotit ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve

 

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në aksin Sarandë-Ksamil. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje. Ndërsa një tjetër vatër është në malin e Sopotit, ku ka mbërritur një helikopter dhe po punon për shuarjen e flakëve. 

Ora 13:34
Zjarr përballë një karburanti në fshatin Otllak të Beratit! Flakët shumë pranë banesave

 

Një zjarr është shfaqur në mesditën e sotme në fshatin Otllak. Zjarri është përball karburanti shumë pranë banesave të këtij fshati. Menjëherë drejt vendngjarjes forca të repartit MZSH kanë shkuar duke vënë nën kontroll zjarrin. Zjarri dyshohet të jetë vënë nga vet fermerët të cilët djegin parcelat pas korrjes drithërave. Zjarri ndihmuar nga era ka dal jashtë kontrollit duke u përhapur në gjithë sipërfaqen fushës flakët kanë shkrumbuar edhe ferrat shkurret përreth fushës. Ndërhyrja menjëhershme e repartit MZSH ka vënë zjarrin nën kontroll  duke bllokuar zjarrin drejt banesave dhe fikur plotësisht  

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona