Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: Janë vënë në kontroll 20 vatra, 10 prej tyre problematike! Vijon puna për shuarjen e flakëve në disa zona

Zjarret në vend kanë prekur disa zona të vendit tonë gjatë këtyre muajve të fundit për shkak të temperaturave të larta. Flakët masive kanë prekur disa zona dhe kanë avancuar duke sjellë humbje të mëdha në toka e bujqësi. Sa i përket kësaj situate, zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici në një deklaratë ka bërë më dije bilancin e shuarjeve të zjarrit në 24 orët e fundit.

20 vatra zjarri janë vënë në kontroll nga të cilat 10 prej tyre kanë qenë problematike.

'Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike.

Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos.

Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje.

Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivzuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.

Gjatë dy muajve të sezonit veror,Qershor-Korrik  për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit.

Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qënë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.

Në dy operacione për shuarjen e zjarreve,  Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.

Të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri.

U bëjmë thirrje qytetarëve të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha. Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.'- tha Bici.

Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike përkatësisht në zonën e Vlorës, Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme.  Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me 'flakët' është prezentë edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka 'përvëluar' tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese. Aktualisht zjarr aktiv ka në Lezhë, i cili ka depërtuar në fshatin Balldre

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • P. Hajdini: 20/07/2022 12:47

    A mundet me u ba e me u bajt shteti me "pjeshka" t'zhgryme n'botox?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh