TIRANE - Situata e zjarreve në pyjet e vendit, vijon të mbetet problematike. Edhe pse disa prej vatrave janë shuar, shumë prej tyre janë ende aktive. Shqetësim mbeten rastet kur flakët kanë përfshirë parqe kombëtare apo kanë kërcënuar zona arkeologjike.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Brendshme japin në total shifrën për 31 vatra aktive zjarri dhe për vënien nën kontroll të disa të tjerave. Zjarri në Parkun Kombëtar të Bozdovecit në Korçë është një ndër më problematikët, por sipas autoriteteve mund të konsiderohet se është vënë nën kontroll.
Ndërkaq, Parku i Dajtit në Tiranë mbetet ende në flakë dhe 40 forca të pyjores dhe komunitetit, si dhe 50 forca të ushtrisë si dhe helikopteri kanë operuar nga ajri, për të vënë nën kontroll zjarrin.
Edhe në Dibër një tjetër Park Kombëtar, ai i Lurës, kërcënohet nga flakët. Sipas Drejtorisë së Emergjencave Civile, zjarri vijon me intensitet mesatar dhe po mbahet nën kontroll.
Qarku i Shkodrës ka dhe numrin më të madh të vatrave të zjarrit, 10 të tilla, dhe situata më e rëndë paraqitet në pyjet e Pukës, kryesisht në malin e Krrabit.
Autoritetet e emergjencave civile bëjnë të ditur se zjarri i fuqishëm që u shfaq në afërsi të qendrës Arkeologjike në Finiq të Sarandës është shuar. Ndërsa zjarri që u shua në Dukat, për shkak të erës së fortë u riaktivizua të martën në mesditë. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pyjore dhe 100 efektivëve nga Forcat e Armatosura, me dislokim në Bunavijë ka vënë situatën nën kontroll dhe po shkohet drejt fikjes së plotë të tij.
Sipas Ministrisë së Brendshme, gjatë ditës së mërkurë helikopteri turk që ka ardhur në ndihmë të forcave të ushtrisë dhe atyre zjarrfikëse do të operojë në zonën veriore dhe verilindore të vendit.
31 VATRA ZJARRI AKTIVE NE TE GJITHE VENDIN
Qarku Dibër -7 vatra zjarri
Qarku Elbasan-1 vatër zjarri
Qarku Kukës- 7 vatra zjarri
Qarku Korçë- 2 vatra zjarri
Qarku Lezhë- 4 vatra zjarri
Qarku Shkodër- 10 vatra zjarri
Qarku Tiranë- 1 vatër zjarri
Qarku Vlorë-1 vatër zjarri
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com