Shpalljen e menjëhershme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura nga zjarret, pagesat për orët shtesë të zjarrfikësve dhe aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian kërkoi këtë të premte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një deklarate për situatën e zjarreve në vend.
Blushi paraqiti katër kërkesa, ku e para është shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për të garantuar dëmshpërblimin e qytetarëve që kanë humbur pronat dhe pasuritë e tyre.
Po ashtu, ai kërkon që Presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për koordinimin e institucioneve dhe mobilizimin e burimeve kombëtare dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Një tjetër kërkesë është që qeveria t'i drejtohet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për ndihmë në përballimin e situatës.
Sipas Blushit, zjarrfikësit duhet të marrin menjëherë pagesat për orët shtesë, të paktën një pagë shpërblim dhe të pajisen me mjetet e nevojshme profesionale për ndërhyrjet në terren.
"Nuk mund të dërgohen njerëz në vijën e zjarrit të veshur si për të dalë në rrugë dhe pastaj të quhen “heronj” pasi kanë rrezikuar jetën. Shqipëria nuk po digjet vetëm nga zjarri, por nga korrupsioni, shpërdorimi dhe papërgjegjshmëria ekstreme e një shteti që ka braktisur qytetarët e vet. Ndaj në kushtet kur Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit, duke i lënë në mëshirë të fatit, Partia e Lirisë u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura nga zjarri, të solidarizohen, të vetëorganizohen dhe të mos e braktisin njëri-tjetrin, por të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Sepse Edi Rama dhe shteti është me pushime, por flakët jo" tha Blushi.
-
Nuk eshte fatkeqesi natyrore por eshte zjarvenie e qellimshme .o blush kerkon qe te mbrosh kriminelet qe kerkojne te djegin Shqiperine ., turp per ty o tradhetar Zjarvenesit e kane vendin ne burg .
Përgjigju












Komente
Komento