Situata e zjarreve në zonën e Mallakastrës paraqitet e trishtë, masive të tëra me pyje tashmë janë shkrumbuar.

Ndërkohë zjarrfikësit po luftojnë me flakët, por me mjete rrethanore pasi iu mungojnë të gjitha mjetet logjistike, duke u nisur që nga veshjet e deri tek mjetet për fikjen e zjarreve.

Të vetmen shpresë që kanë banorët e kësaj zone është rënia e ndonjë pike shiu, pasi mundësia që zjarri të fiket nga dora e njerit thuajse është zero. Terreni i thyer e bën të pamundur futjen e zjarrfikësve, ndërkaq dhjetëra banesa që ndodhen në zemër të zjarrit, pronarëve të tyre iu është shuar shpresat qe ato mund të shpetohe.

Pamjet tregojnë qartë se me çfarë po lufojnë zjarrfikësit, të vetmet mjete që ata kanë në duar janë disa degë pemësh, të cilat herë pas here marrin flakë duke iu rrezikuar edhe jetet e tyre. Situata paraqitet e njëjtë edhe në zonat e tjera, në Dropull, konkretisht në fshatin Goricë dhjetëra hektarë shkurre janë djegur, zjarret i janë afruar shtëpive, ndërkohë që zjarrfikësit edhe në Qarkun e Gjirokastrës janë në të njëjtin standard si në të gjithë vendin.

Edhe në Gjinar të Elbasanit qindra hektar pyje janë shkrumbuar, kryebashkiaku i Elbasanit prononcohet vetëm kur ka ndonjë material reklamë, ose në mediat ku zëdhënëset e tij janë korrespondentë të atyre televizioneve, ndërsa për mediat e tjera thuajse nuk ka asnjë informacion.

Zjarrfikëset e qytetit që ai administron janë vetëm për të ecur, por jo për të trasportuar ujë apo për ta hedhur në largësi.

Buxheti i shteti shqiptar thuajse për çdo vit akordon fonde për mbrojtjet kundra zjarreve, por asnjëher nuk ia ka dalë që me ato fonde të administrohen zjarret në terren. Deri tani nuk dihen se ku shkojnë dhjetëra milionë euro për të blerë pajisje apo edhe makineri për shuarjen e zjarreve.

Ndërkohë që çdo vit situata është e njëjtë, në 90% të rasteve është kërkuar ndihmë nga shtetet fqinje që të silleshin helikopter apo edhe ndonjë aeroplan të mundshëm.

Nëse llogariten shpenzimet e qerave për këto mjete që vijnë nga jashtë, Shqipëri me kohë mund të kishte makinerit e veta, pa pasur nevojën e shteteve fqinjë apo edhe të kompanive private që operojnë në vend. Për këtë vit flotës së kompanive private i janë shtuar helikopterët të cilat kanë dalë me fitime të majme.

Parashikimi i motit del që fundjava do të ketë ulje të temperaturave, kjo na jep një shpresë për t’u ulur vatrat e zjarreve, por edhe vitin që vjen pritet të jetë seria e rradhes ku shteti shqiptar bënë kërkesa pafund ndaj shteteve të tjera për aeroplan zjarrfikës të cilët vijnë shumë rrallë apo fare.

Kurse zjarret do të fiken përsëri nga kompanitë private që operojnë brenda vendit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com