Vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit në vend, ndërsa në rrezik janë edhe disa banesa nga flakët.
 
Në Martanesh zjarri u është afruar banesave duke i rrezikuar seriozisht, ndërsa jane evakuuar mbi 10 familje. 
 
Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha dhe shkurre, ndërsa terreni është shumë i vështirë për zjarrfikëset duke e bërë të pamundur ndërhyrjen.
 
Sipas banorëve zjarri rrezikon disa banesa, prandaj kërkohet ndërhyrje nga ajri për ta vendosur në kontroll dhe shuar sa më shpejt.
 
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar pasdite edhe në fshatin Suhë në Gjirokastër, ku rrezikohen disa banesa.
 
Zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht nga barinjtë dhe ka filluar rreth orës 18:00, ndërsa ende vijon.
 
Zjarrfikësja dhe Forcat e Ushtrisë vijojnë betejën me flakët për të shuar një vatër edhe në Frakull të Vogël të Fierit, aty ku zjarri ka përfshirë një zonë me pisha dhe shkurre.
 
Aksioni po bëhet me mjete rrethanore në një pjesë të vendit ku ka rënë zjarri, pasi terreni është mjaft i vështirë.


dy.b/shqiptarja.com