Që prej ditës së djeshme zjarri në Martanesh vazhdon duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje.
Ndërkohë që prej 24 orësh forcat e zjarrfikësve janë në vendngjarje, nuk kanë mundur të ndërhynë për të fikur flakët.
Gjatë ditës së sotme flakët janë duke rrezikuar edhe 10 banesa, ndërsa për shuarjen e vatrave të zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
Mësohet se 30 forca të ushtrisë janë nisur drejt fshatit Lenë në Martanesh për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shuar flakët.
Sipas prefektit të Dibrës, Ardit Kaja, në zonë ka pasur edhe ndërhyrj eme helikopter, duke ulur edhe itensitetin e flakëve.
"Ka një vatër zjarri në zonën e Martaneshit, në fshatin Pesh. Ne kemi marrë masa dhe nga pikëpamja e ndërhyrjes tokësore dhe për ndërhyrje nga ajri.
Kemi pas një takim dje edhe me zotin Shemsi Prençi, i cili ka mundësuar ardhjen e një helikopteri, duke ulur fluksin madh të zjarrit.
Për momentin në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe banorë vullnetarë. Helikopteri u largua për shkak të një problemi urgjent.", tha Kaja.
Zjarr edhe në Gjirokastër, rrezikohen banesat
Zjarri i rënë në pjesët e kullotave rrezikon banesat e fshatit Stegopul në Gjirokastër.
Zjarret rrezikojnë të përpijnë banesat. Ndërsa për këtë situatë drejtori i zjarrfikëses apelon për ndihmë nga ajri.
Sipas tij, zjarrfikëset nuk e përballojnë dot volumin e zjarreve për momentin. Një tjetër vatër zjarri po rrezikon banesat edhe në fshatin Bularat në zonën e Dropullit.
Redaksia Online
dy.b/ j.sh/D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO