Zjarret,TAP ndihmon:Zjarrfikëse 
dhe ambulancë për tetë bashki

Zjarret,TAP ndihmon:Zjarrfikëse <br />dhe ambulancë për tetë bashki
Ministria e Energjisë dhe Industrisë i është drejtuar me një shkresë konsorciumit të gazsjellësit TAP ku i kërkon që në kuadër të projekteve për interes të komunitetit lokal ku kalon ky investim, në vijim të diskutimeve të mëparshme dhe nisur nga situata e krijuar me zjarret, të mund të angazhohet sa më shpejt në blerjen e zjarrfikësve dhe auto-ambulancave për disa bashki.

“Në diskutimet midis palëve është folur dhe dakortësuar prej muajsh për të përfshirë blerjen e zjarrfikësve dhe auto-ambulancave si element që përkojnë me qëllimin e CRS, brenda fondit të caktuar. Në këtë kuadër, MEI, duke besuar në kapacitetet dhe mundësitë që ka kompania TAP A.G. dhe në vazhdim të diskutimeve edhe në Grupin e Punës, kërkojmë nga ana Juaj të financoni sa më shpejt që të jetë e mundur blerjen e auto-ambulancave për 8 Bashkitë, ku do të kalojë gazsjellësi TAP duke përfshirë edhe Bashkinë e Vlorës si një nga bashkitë më të rëndësishme në përdorimin e gazit nga ky projekt sikundër është TEC i Vlorës. Duke marrë parasysh situatën emergjente të zjarreve kërkojmë përshpejtimin e këtij procesi në blerjen e zjarrfikësve nga ana e TAP A.G dhe strukturave të kontraktuara nga TAP për këtë qëllim. Kjo mbështetje kërkohet në kuadër të angazhimeve që ka marrë TAP A.G. për financimin e projekteve për interes të komunitetit lokal”, thuhet në letrën e Ministrisë së Energjisë dërguar konsorciumit.  

Në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, konsorciumi i gazsjellësi TAP konfirmon se ka kontaktuar menjëherë me Drejtorin e Emergjencave Civile për të diskutuar nevojat e menjëhershme dhe ato afatgjata.

Gjithashtu është marrë kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme për nevojat e menjëhershme.

“Duke marrë në konsideratë situatën kritike në vend lidhur me zjarret, TAP vendosi të ndërmarrë hapat e mëposhtëm. 1) Të prokurojë menjëherë: a)600 fikës zjarri shpine që mund të përdoren nga zjarrfikësit në terren. Këto fikës kanë kapacitet deri në 25 litra ujë dhe mund të përdoren në terren të vështirë. b) 100 uniforma personale për zjarrfkës që i rezistojnë temperaturave të larta. Prokurimi i këtyre dy njësive ka nisur tashmë. Po përpiqemi të sigurojmë blerjen dhe dorëzimin sa më shpejt të tyre. 2) Veprimet afatmesme. Bazuar në specifikimet e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme, prokurimi i mjeteve zjarrfikëse me kalueshmëri të lartë do të nisë si pjesë e programit SEI brenda muajit Shtator. Edhe për ambulancat do të ndërmerret një proces i ngjashëm”, thuhet në përgjigjen e konsorciumit TAP.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër