Zjarret, Veliaj: Raste të izoluara edhe në rrethinat e Tiranës! Tentativa për zjarrvënie te 'Parku i Liqenit', në Pezë dhe në Vrap

Nga veriu në jug, vendi është përfshirë nga zjarre, ndërsa situata në Tiranë, këtë sezon, paraqitet më e qetë. Megjithatë, kreu i Bashkisë së Tirans, Erion Veliaj, bën me dije se ka patur raste të izoluara në rrethinat e Tiranës. Sipas tij, tentativa për zjarrvënie janë regjistruar edhe te Parku i Liqenit, Pezë dhe në Vrap, por fatmirësisht situata është vënë nën kontroll shpejt.

“Para 5-6 vitesh, ne ishim epiqendra e zjarrit, ishim lajmi i gushtit. Të gjitha rrethinat e Tiranës digjeshin për pak kullotë. Sot kemi arritur një nivel emancipimi të jashtëzakonshëm, ndaj dua të vazhdojmë më të njëjtën frymë. Kemi pasur disa tentativa për zjarr edhe në Vrap, edhe në Pezë, edhe te “Parku i Liqenit”. Megjithatë, siç e thashë, 1 në 100 veta nuk e prish emancipimin që kemi mbërritur, kështu që duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj tha se Bashkisë së Tiranës i janë shtuar edhe dy zjarrfikëse të reja, me të gjitha pajisjet e ardhura nga Holanda.

“Këtë verë kemi shtuar flotën e Bashkisë së Tiranës edhe me dy zjarrfikëse të reja, me të gjitha pajisjet, të ardhura nga Holanda. Jemi në fazën e dokumentacionit, para se të dalin në terren. Kemi flotë për qytetin, kemi dhe një mundësi për të ndihmuar qytetet e tjera që janë prekur më shumë nga zjarri. Nëse mbajmë këtë përgjegjshmëri dhe frymë solidariteti edhe gjatë ditëve të mbetura të gushtit, ku nuk është gallatë djegia e kazanëve, nuk është gallatë djegia e fushave apo pemëve, arrijmë të kuptojmë se jemi të denjë për të qenë vitin tjetër Kryeqyteti Europian i Rinisë”, u shpreh Veliaj.

Këto deklarata , Veliaj i bëri ndërsa inspektoi investimet në rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Rikonstruktohen rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh” një Njësitë 5 dhe 6, Veliaj: Infrastrukturë dhe sinjalistikë moderne

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”, të cilat u vijnë në ndihmë familjeve në të dyja njësitë. Veç asfaltimit dhe trotuareve, ato ofrojnë edhe sinjalistikë moderne dhe rrjet të plotë kanalizimesh.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi banorët që u treguan të gatshëm të bashkëpunonin për uljen e mureve rrethues dhe i ftoi ata që të kujdesen për mirëmbajtjen e investimit.

“Veç një shkolle të re, tani kemi edhe infrastrukturë të mirë. Kjo zonë ka qenë si toka e askujt, por, këmbëngulja e deputetit Majko dhe deputetes Balluku ka qenë që ta integrojmë të gjithë zonën. Në këtë vend kur dikur ka qenë një përrua i madh, sot kemi kanalizime për ujërat e zeza, ujërat e bardha, ka pika për mbledhjen e plehrave, është vendosur ndriçim LED. Dua vetëm që qytetarët ta mirëmbajnë, me të njëjtën frymë që kanë bashkëpunuar”, u shpreh Veliaj.

Investimi në rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh” ka mundësuar asfaltimin, ndërtimin e trotuareve, shtrimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e bardha, ndriçimin e rrugës, vendosjen e sinjalistikës rrugore etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj