Kështu ka deklaruar Fatmir Tare, specialist në policinë për mbrojtjen dhe shpëtimin ndaj zjarrit.
Deklarata e Tares është bërë pas përfundimit të një mësimi tregues në shkollën e mesme profesionale "Beqir Cela" në Durrës ku nxënës të shkollës kanë improvizuar veprime në terren pas rënies së zjarrit në katin e dytë të shkollës së tyre.
“Një bashkëpunim midis Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarret Shpëtim dhe Drejtorisë së shkollës profesionale “Beqir Çela”, për të organizuar skuadrat vullnetare për mbrojtjen nga zjarret. Janë marrë të gjitha masat që pushuesit dhe qytetarët e Durrësit të jenë të qetë që kjo verë do jetë pa probleme në zbtaim të ligjit. Të gjithë subjektet që shërbejnë për dhoma akomoduese hotetleri janë të pajisuara me mjete të mbrojtes nga zjarri”, tha Fatmir Tare.
Drejtori i shkollës "Beqir Cela", Fatmir Merkuri është shprehur se mesime të tilla praktike ndikojnë pozitivisht në aftësimin praktik të nxënësve për të qenë të gatshëm në raste të tilla emergjente.
“Është rasti i parë që zhvillohet një aktivitet i tillë në bashkëpunim mes Drejtorisë së Zjarrfikësve dhe shkollës “Beqir Çela”, shpresojmë që të jetë në vazhdën e bashkëpunimeve të mëtejshme. Kjo është faza e para ku kemi ngirtur grupin zjarrfikës të shkollës që do ta vijojmë edhe më tej”, tha ai.
Pas mësimit tregues me nxënës të shkollës së mesme drejtoria e PMNZSH pritet të nisë edhe trajnimin e personelit të hoteleve në zonën e plazhit.
[gallery]22218[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com
