Kjo është situata në pyjet mbi fshatrat Gojan i Vogel e Gjegjan, flakët po përpijnë sipërfaqen pyjore dhe po rrezikojnë jo vetem stanet por dhe vete fshatrat.
Situata problematike në pyjet e Pukës është vijim i zjarrit që nisi ne Fushë Laj në masivin pyjor të Tërbunit, 5 ditë më parë.
Para tre ditësh flakët të shtyrë nga era u zgjeruan më në veri duke përfshirë dhe pyjet e Gojanit. Zjarrfikësve të Pukës, me mjete të kufizuara ndërhyrjeje, për shkak të terrenit të vështirë, u erdhën në ndihmë dhe forcat e ushtrisë e më pas dhe helikopterë nga ajri, por pa mundur t’i vënë ato nën kontroll
Këtë të mwrkurw disa stane bagëtish u rrezikuan teksa situata kritike vijon të mbetet për transmetuesit e telefonisë së levizshme në lartësitë e fshatit Gjegjan.
“Situata është shumë keq. Jemi detyruar të largojmë bagëtitë. Zjarr i fuqishëm. Po ra zjarri në katund do të jetë shumë keq” tha një banor.
“Mua më dhimbet natyra. Po të kishte pasur ndërhyrje para 2-3 orës do të ishte e qetë situata. Ndryshe do rrezikojë djegien e të gjthë fshatit” tha një banor tjetër.
“Po digjet çdo gjë që ka ngelur këtu” tha një tjetër.
Më kritike, gjendja paraqitet për banesat në Gojan të Vogël, rreth 30 shtëpi. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, forcat e policisë janë dislokuar pranë fshtatt, gati për evakuimin e banorëve
Ne terren gjatë ditës u angazhuar dhe 3 mjete zjarrfikes, forca te ushtrise ato të pyjeve dhe banore te Gjegjanit e Gojanit te Vogel.
Deri tani sipërfaqja e përfshirë në flakë në zonën e Pukës përllogaritet mbi 120 hektarë një pjese e te cilëve pyje të larta të pishës së zezë.












Komente
Komento