TIRANË-Policia ka arrestuar 53 vjeçarin Arben Guga, i cili dje te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia ka shkaktuar një zjarr, pasi hodhi në tokë një cigare.
 
Nga zjarri sipas policisë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative, ndërsa 53 vjeçari akuzohet për "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".
 
Arben Guga fillimisht u shoqërua, ndërsa policia sqaron se 53 vjeçari është autori i zjarrvënies duke e arrestuar.
 
Punonjësit e zjarrfikëses dhe qytetarët shuan dje flakët duke izoluar vatrën e zjarrit në pak minuta te parku i liqenit Artificial. 
zjarr ke liqeni
I arrestuari Arben Guga

dy.b/shqiptarja.com