Zjarri masiv në Hambar të Fierit, banorët: I qëllimshëm, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë! U rrezikuan 13 banesa

Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Hambar të Fierit. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan shumë banesa, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.

Sipas banorëve zjarri ka qenë i qëllimshëm nga persona që i ndezin për djegien e mbeturinave por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Një prej banorëve të zonës tha se zjarri kishte përmasa shumë të mëdha dhe nëse nuk do kishte pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit rrezikoheshin rreth 13 banesa.

“Ka rënë edhe herë të tjera. U rrezikuan edhe banesat po zjarrfikësit sakrifikuan shumë dhe fikën zjarret. Janë djegur shkurre. Ka ardhur afër U rrezikuan rreth 12-13 banesa. Sikur të mos kishte pasur ndërhyrje këtu...nuk e di domethënë unë i lëviza të gjitha çfarë kisha. Zjarr të tillë nuk kam parë”- u shpreh njëri prej banorëve.

Shefi i zjarrfikësve, Zija Hyka tha se flakët rrezikonin një lagje të tërë por pa theksuar numër banesash për shkak të errësirës së zonës. Ndërsa sqaroi se zjarri është vënë në kontroll dhe nuk ka më vatra aktive. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:47
Gaza/ Media: 25 të vdekur nga sulmi izraelit në qytetin e Rafahut

1707641364_EBSAEBSZEBTSZ.JPG

Rafah, Rripi i Gazës

Transmetuesi arab “Al Jazeera” thotë se 25 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një bombardim izraelit që goditi një ndërtesë banimi në lindje të Rafahut, në jug të Rripit të Gazës.

Ora 20:32
Zjarri masiv në fshatin Hambar të Fierit, shefi i zjarrfikësve: Rrezikohej një lagje e tërë, flakët janë izoluar totalisht, nuk pati dëme

 

Shefi i zjarrfikësve të Fierit, Zija Hyka dha detaje lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe me shkurre në fshatin Hambar mbrëmjen e sotme.

Hyka u shpreh se zjarri rrezikonte një lagje të tërë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve tashmë është izoluar dhe nuk përbën asnjë rrezik. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

“Zjarri fillimisht ishte në pjesën e lumit ku po digjeshin shkurre. Rrezikohej një lagje e tërë “Goxhaj”, nuk mund të dimë saktësisht sesa banesa rrezikoheshin sepse është errësirë por zjarri për momentin është izoluar komplet. Është larg banesave, nuk solli asnjë dëm vetëm u dogjën shkurre dhe kallamishte”- u shpreh Hyka.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tofik: 11/02/2024 09:22

    I qëllimshëm sipas thirrjes së Mul Nokës ta djegim Shqipërin nga bandat e PDsë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin