E ndërsa situata nga zjarri vazhdon që të jetë problematike në Ulëz të Matit, në një lidhje telefonike për Report Tv deputetja e PD për zonën, Dhurata Çupi u shpreh se banesat nuk rrezikohen, ndërsa për të vendosur në kontroll flakët duhen vetëm 10 ushtarë nga Forcat e Armatosura.
Ajo akuzoi se institucionet e pushtetit qendror se nuk u kanë ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa zjarri vijon prej disa ditësh.
“Gjendja nuk është e mirë, jam në komunikim me banorët. Rruga ku ka rënë zjarri është e pakalueshme, në kufijtë e Kurbinit. Për zjarrin në Kurbin nuk janë marrë masat duke sjellë agravimin e situatës.
Mjaftojnë 10 forca nga Ministria e Mbrojtjes, por nga asnjë institucion nuk ka asnjë forcë për gjendjen e krijuar. Banorët janë të vetëm. Pushteti vendor është në vend, administrata është në ndjekje të situatës, administratorja më kërkon ndihmën e FA.
Nuk ka rrezik për banorët, janë djegur vetëm sipërfaqe e madhe pyjore. Është një shqetësim i madh, pasi po shkatërrohen pyjet” deklaroi ajo për Report Tv.
Zjarri vijon prej tre ditësh në Ulëz, ndërsa në rrezik serioz janë katër familje. Familjarët apelojnë për ndihmë, pasi zjarri është shumë pranë banesave, ndërsa të vetëm po luftojnë me flakët.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO